November 29, 2021

Agjencia Evropiane e Barnave rekomandon Pfizer-in për grupmoshën 5-11 vjeç

Shpërndaje lajmin

Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar miratimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për grupmoshën 5-11 vjeç.

“EMA ka rekomanduar dhënien e një zgjatjeje të indikacionit për vaksinën COVID-19 për të përfshirë përdorimin te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç”, tha në një deklaratë Agjencia Evropiane e Barnave.

Doza që do të injektohet në këtë grupmoshë do të jetë “më e ulët se ajo e përdorur te njerëzit e moshës 12 vjeç e lart”, njoftoi agjencia.

Deri më tani, në disa vende europiane, si Danimarka, Franca, Spanja, Italia dhe Polonia, vijon injektimi i grupmoshës nga 12-17 vjeç me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Por, vaksinim i grupmoshës nga 5-11 vjeç ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Izrael./Euronews


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *