Agjencitë dhe guidat turistike, pas një 2020-te zhgënjyese, pak pritshmëri për këtë vit

Share

Viti i kaluar u mbyll me humbje të mëdha për agjencitë turistike, që u ndëshkuan nga ndalimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, ndryshe nga strukturat hoteliere që u mbështetën edhe nga turizmi i brendshëm.

Ferjolt Ozuni, prej vitit 2011 zotëron një agjenci që organizon guida turistike në të gjithë vendin, me klientelë kryesisht të huaj. Ai tregon se 2020 ishte viti që pati punën më të dobët që prej hapjes së këtij biznesi.

Pavarësisht dëshirës për të qenë optimist, ecuria e këtij viti për agjencitë turistike dhe guidat varet shumë nga faktori i vaksinimit, që do të jetë përcaktues si për turistët që vijnë, ashtu edhe për ata që ikin.

Si ekspert i turizmit, Ozuni shprehet se do të duhen së paku 3 vite punë, që Shqipëria të arrijë edhe njëherë një bilanc pozitiv të parave që sjell turizmi, që do të thotë që shpenzimet e turistëve të jenë më të mëdha se ato të shqiptarëve.


Share

Komente