October 20, 2021

Agjensia e Ramës, specialistët: Do të përgjojë qytetarët

Shpërndaje lajmin

Nga Erneta Shevroja

“Nuk quhet zyre informimi, është ministri propagande”.

Agjensia për Median dhe Informimin, që u krijua në mbledhjen e parë të kabinetit “Rama 3”, e që do të ketë varësi direkte nga kryeministri, konsiderohet prej specialistëve të fushës jo vetëm si zyrë që do të bëjë propagandën e qeverisë por dhe do të shtojë kontrollin ndaj mediave.

Sipas ekspertes së Komunikimit, Jonila Godole ndikimin më të madh Agjensia që është në varësi të kryeministrit do e ketë mbi median online.

Kontrolli sipas gazetarit Gjergj Erebara do të shtrihet dhe në profilet personale të qytetarëve në rrjetet sociale.

Qeveria i jep të drejtë vetes që kjo agjensi të përgjojë Facebook, Instagramin e qytetarëve shqiptarë dhe të mbajë shënim kush e shau qeverinë, e kush jo. Unë këtë shoh më problematike”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kryeministri ndërsa njoftoi për krijimin e Agjensisë, u shpreh se modele të ngjashme po zbatohen dhe në vende perëndimore. Por kjo sipas specialistëve nuk qëndron.

Shqipëria për herë të fundit që ka pasur një ministri Informacioni ka qenë viti 1999, me ministër Musa Ulqnin.

 “Ministrat nuk kanë të drejtë të flasin sepse duhet të jenë pjesë e një teatri të regjizuara nga kryeminbistri, e jo persona me profil të vetin”, ka thënë Erebara.

Kryeministri Rama pas 2 mandatesh në qeveri, vendosi që ta rilind sapo mori detyrën e kryeministrit, sipas tij për informim dhe transparencë për politikat dhe aktivitetet e qeverisë.

/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *