Agron Gjekmarkaj nuk përmbahet/ Rama ka përdorur shumë njerëz si prezervativa

Share

Analisti Agron Gjekmarkaj është pyetur mbrëmjen e sotme për largimet e njëpasnjëshme nga LSI, mes të cilëve edhe dy ish-ministrat Lefter Koka dhe Nasip Naço.

Gjekmarkaj tha se kryeministri Edi Rama i ka joshur ata me premtime, ndërsa pretendon se pasi të përfundojnë zgjedhjet do t’i hedhë.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se Rama i ka përdorur shumë njerëz si prezervativa.

Rama i josh duke i bërë premtime, duke i ofruar poste dhe më pas nuk e mban fjalën.

Shumë njerëz i ka përdorur si prezervativa dhe i ka hedhur”, u shpreh analisti.

Sipas tij, kreu i qeverisë do e zhdukë Nasip Naçon direkt pas zgjedhjeve./ CNA.al


Share

Komente