October 28, 2021

Air Prishtina sjell linjën e re të fluturimit nga Baseli në Shkup

Shpërndaje lajmin

Ardhja e diasporës shqiptare të Maqedonisë nga Zvicra drejt Aeroportit të Shkupit do të bëhet më e lehtë falë një linje të re e cila do të nis nga data 3 korrik.

Kompania ‘Air Prishtina’ ka bërë të ditur për Albinfo.ch se nga 3 korriku nis linja nga Bazeli në Shkup dhe anasjelltas.

Por për të pērfituar nga ofertat e kësaj kompanie, rezervimet duhet të bëhen menjëherë pasi sipas kompanisë rezervimet po vazhdojnë çdo ditë.

“Fluturimi i fundit i kësaj linje do të jetë data 31.10.2021 dhe kjo ofertë do të vlejë vetëm për fluturimet kthyese. Rezervimet mund të bëhen vetëm online dhe në çmime nuk përfshihen tarifat dhe taksat e udhëtimit”, njofton Air Prishtina, përcjell Albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *