Akademia më fitimprurëse, 1.4 miliardë dollarë nga shitjet e yjeve, asnjë klub si Benfica

Share

Benfica, ose ndryshe arti i të shiturit të yjeve të futbollit. Asnjë skuadër në nuk ka patur ndonjëherë suksesin e klubit portugez në historinë e saj të merkatos në dalje.

Përgjatë 10 viteve të fundit, Benfica ka shitur 393 lojtarë dhe nga këto lëvizje ka përfituar 1.4 miliardë dollarë, si askush tjetër. 750 milionë euro kanë qënë fitime të drejtpërdrejta për një prej klubeve historike të futbollit portugez.

Benfica, e cila së fundi u ndesh me Arsenal në Europa League dhe lufton për kualifikimin pas barazimit 1-1 në takimin e parë, ka arritur të fitojë titullin kampion në Portugali 5 nga 7 sezonet e fundit.

Gjatë dekadës së fundit, “Shqiponjat” siç njihen ndryshe, kanë patur në përbërje yje nga më të ndryshëm që sot janë titullarë në klubet më të mëdha evropiane. Duke nisur nga Angel Di Maria, që tashmë aktivizohet me Paris Saint Germain, Bernardo Silva që aktivizohet në radhët e Manchester City-ta po Joao Felix që luan për Atletico Madrid.

“Skuadrat portugeze gjithmonë do shesin futbollistë. Oferta të tilla nga klubet e mëdha janë vështirë të rezistueshme”-ishin fjalët e Nuno Gomes, drejtor i akademisë për shumë vite dhe ish futbollist i mirënjohur i Portugalisë.

Këto, por edhe dhjetëra futbollistë që aktivizohen kudo në Europë sipas Gomes nëse nuk do të kishin lëvizur nga Benfica, do ta kthenin ekipin portugez pa asnjë dyshim në një prej skuadrave pretendente për fitimin e Champions League.


Share

Komente