Aksident brenda Portit të Durrësit, kamioni përplas për vdekje një punonjëse 25-vjeçare

Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë brenda Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, një kamion ka përplasur për vdekje një punonjës të Portit, dyshohet e seksit femër.

Viktima 25 vjeç, punonte si pjesë e sigurisë portuale.

Trupi i pajetë i viktimës ndodhet ende në vendngjarje, ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.


Share

Komente