Aksident “i frikshëm” në Lezhë, përplasen tre makina, 2 persona nisen drejt spitalit
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.
3 makina janë përplasur në Lagjen Gura të Lezhës.
Sipas të dhënave nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 2 persona të cilët janë dërguar drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka mbërritur menjëhere në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethaneve të këtij aksidenti nga i cili është bllokuar dhe aksi i vjetër rrugor Lezhë-Milot./ /