Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplas të moshuarën

Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat 100 metra larg Spitalit Rajonal.

Një automjet raportohet se ka aksidentuar një këmbësore, 67 vjeçare, e cila ndodhet në spitalin rajonal.

Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugorë Uznovë-Axhensi, në afërsi të karburantit Merko, shtetasi S.M, 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen T.M, 67 vjeçe, e cila po merr mjekim në spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Berat, për kryerjen e veprimeve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 


Share

Komente