Aksident i rëndë në Kretë/ Humbin jetën nënë e bijë, mjetin tjetër e drejtonte një shqiptar

Share

Një aksdient tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kretë, ku si pasojë kanë ndërruar jetë nënë e bijë. Viktimat ishin të moshës 38-vjeçare dhe 2-vjeçare.

Sipas mediave greke, raportohet se ngjarja ka ndodhur pas orës 17:00 në Moires, pasi makina e tyre u përplas me një automjet bujqësor të një fabrike vaji. Gruaja mësohet se ishte oficere policie. Mediat greke bëjnë me dije se kjo e fundit po largohej nga shtëpia e babait të saj kur në rrethana ende jo të qarta ajo u përplas me një automjet tjetër.

Në raportimin e mediave greke thuhet se drejtues i mjetit bujqësor ishte një burrë me origjinë shqiptare, ndërsa pasagjer ishte një burrë me origjinë aziatike.

xzvfch 640x480 2 600x450 1

xcvcfn 640x480 1 600x450 1dfgfdhu 640x480 1 600x450 1


Share

Komente