Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplas kalimtaren dhe largohet me shpejtësi

Share

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Pas atij një Bathore ku një automjet përplasi një vajzë të vogël, dhe Elbasan me 4 të plagosur, në Shkodër, një kalimtare është aksidentuar rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, ndërsa drejtuesi i makinës është larguar me shpejtësi pas aksidentit duke mos i ardhur në ndihmë kalimtares që përplasi.

E plagosura është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e ka identifikuar dhe po punon për arrestimin e shoferit./CNA.al

 


Share

Komente