September 18, 2021

Aksident me pasojë vdekjen, falsifikim dokumentash e përndjekje, arrestohen 4 persona në Durrës

Shpërndaje lajmin

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 shtetas të akuzuar për vepra të ndryshme penale, që nga përndjekja, falsifikimi i dokumenteve, drejtimi i mjetit pa patentë dhe aksidenti me pasojë vdekjen.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës / Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., banuese në Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndaluan shtetasin J. K., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, për veprën penale “Përndjekja”. Shtetasi J. K., ju dorëzua DVP Lezhë për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. (Sh), 22 vjeçe, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në Hamallaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin G. H., 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasja E. H., 34 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *