January 20, 2022

Aksident në Korçë! Shoferi humb kontrollin e mjetit, 2 të plagosur

Shpërndaje lajmin

Në orët e para të mëngjesit të së dielës ka ndodhur një aksident në rrugën e Malit Moravë, Korçë.

Shtetasi me iniciale F.K (36 vjeç) ka humbur kontrollin e automjetit tip “Audi” duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes shoferi së bashku me pasagjerin me iniciale Dh.G (32-vjeç) janë plagosur dhe ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, rreth orës 04:00, në rrugën e Malit Moravë, Korçë, shtetasi F. K., rreth 36 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasi Dh. G., rreth 32 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *