Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një kosovar

Shpërndaje lajmin

H. Saitaj, 58 vjeç, humbi jetën pasditen e sotme pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen.

Policia tha se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus. Saitaj, me origjinë nga Kosova, ishte drejtues i makinës, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.

Burime për Euronews Albania thanë se në makinë me Saitajn ishte edhe i biri.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me ashpërsimin edhe të Kodit Rrugor, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri mbetet shqetësues. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente me pasojë 90 viktima.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *