Aksident tek Menza e Studentëve

Share

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave, sot te Menza e Studentëve në Prishtinë.

Detaje për rastin ka dhënë Policia Rajonale e Trafikut, teksa njoftohet se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave. Si pasojë është lënduar një person. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin./arbresh.info/


Share

Komente