Aksident tragjik në Itali, vdes 38-vjeçari shqiptar, goditet në të dy anët e rrugës

0
Shpërndaje lajmin

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tezze sul Brenta, në provincën e Vicenza të Italisë, përcjell albinfo.ch.
Bëhet me dije sipas mediave fqinje, se viktimë ka mbetur një 38-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit momentalisht nuk bëhet i ditur.
Nga të dhënat paraprake, viktima mësohet se udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta i ra nga pas një automjeti. Nga përplasja shqiptari përfundoi në korsinë tjetër të rrugës, ku u godit nga një tjetër makinë, që nuk arriti të ndalonte në kohë.
Shqiptari mësohet se humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *