October 20, 2021

Aksidenti në Kuçovë, kush është shoferi i kamionit të përmbysur, prej një ore i gjysmë i bllokuar

Shpërndaje lajmin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kozare-Belsh, në fshatin Dragot. Kamioni që drejtohej nga Alit Pirja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në kanal.

Si pasojë e aksidentit, ai ka mbetur i bllokuar brenda në kabinë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të repartit zjarrfikës, që po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit që ka ngelur i bllokuar në mjet.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se drejtuesi i mjetit, Alit Pirja ka pësuar dëmtime në trup dhe është duke kërkuar ndihmë për të dalë.

Kamioni po pritet në pjesën e sipërme të karrocerisë për të mundësuar nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti. Grupi hetimor i DPV Berat po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. m.v/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *