Aksidenti tragjik në Greqi/ Telefonata e fundit e shoferit: E dinte që diçka nuk po shkonte

Shpërndaje lajmin

Detaje të reja kanë dalë në dritë, në minutat e fundit dramatike para përplasjes fatale në Tempe që shkaktoi 57 viktima.
Sipas informacioneve, drejtuesi i IC 62 mësohet se ka telefonuar një koleg, i cili zakonisht drejton trenat komercialë, pak para aksidentit për të mësuar nëse ishte në në trenin 63503.
Sipas të njëjtave informacione, makinisti fatkeq e kishte kuptuar se diçka po ndodhte me funksionimin e dy linjave dhe donte të konsultohej me kolegun e tij për të parandaluar përplasjen.
Në të njëjtën kohë, zbulimet për mungesën e trajnimit të shefit të stacionit, pasi dyshohet se 59-vjeçari nuk dinte  tabelën e sinjalizimit të stacionit, kanë shkaktuar zemërim dhe indinjatë.
Siç thonë njerëzit që kanë punuar prej vitesh në këtë linjë hekurudhore, pozicioni i shefit të stacionit kërkon njohuri të shkëlqyera të sistemit të menaxhimit të sinjalizimit.
Por, për fat të keq, 59-vjeçari nuk kishte njohuri, dhe as nuk ishte trajnuar.
/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *