Aksidentohet kapiteni i Lazios, makina e tij u përplas nga tramvaji

0
Shpërndaje lajmin

Sulmuesi i Lazios dhe kombëtares italiane Ciro Immobile ka shpëtuar për mrekulli së bashku me familjen e tij, ndërsa është përfshirë në një aksident.
33-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjet kur u përplas nga një tramvaj, ndërsa shkak dyshohet kalimi i mjetit tjetër udhëtues në momentin kur semafori ndalonte diçka të tillë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, tramvaji ka kaluar në momentin kur drita e semaforit është e kuqe, ndërsa ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar disa automjete, ndërsa 7 persona janë shoqëruar me ambulancë në spital, mes tyre dhe dy vajzat e mitura të futbollistit. Ato janë shoqëruar me mbajtëse në pjesën e qafës, për shkak dhe të tronditjeve të pësuara.
Vetë 33-vjeçari pohoi për mediat se ishte mirë, kishte vetëm dhimbje krahu. “Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu”, u shpreh kapiteni i lacialëve.
Ngjarja në fjalë u regjistrua në një distancë jo të madhe nga stadium Olimpico, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje zbardhi detajet e plota të aksidentit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

3 skuadra italiane nën hetim| Kontrolle në selitë e Romës, Lazios dhe Salernitanës
Supersfida e Serie A, Napoli përballet me Lazion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *