Aksidentohet nënkomisarja e famshme Anisa Kostani, udhëtonte me shofer pa patentë

Shpërndaje lajmin

Efektivja e policisë së Elbasanit, Anisa Kostani është përfshirë  në një aksident mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të Kopshtit Botanik rreth mesnatës.
Kostani ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili ishte pa patentë.
Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale.
Kostani u rikthye detyrë, po në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi./Albeu.com/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *