Aksion antidrogë në Vlorë, sekuestrohet lënda narkotike, disa të shoqëruar nga policia
Një aksion antidrogë është zhvilluar në Vlorë gjatë natës. Lidhur me këtë operacion janë shoqëruar edhe disa persona.
Kanabisi ishte i ndarë në rreth 30 pako, të stampuara me shkronja K, F, A, O. Kanabisi me peshë rreth 400 kg është sekuestruar gjatë natës teksa transportohej me një fugon gati për trafikim.
Në vijim priten detaje të tjera nga policia për operacionin.