Aktivisti denoncon: Qentë helmohen masivisht në Sarandë, Vlorë apo Korçë 

Shpërndaje lajmin

Aktivisti Indrit Osmani është shprehur se qentë helmohen masivisht në Sarandë, Vlorë dhe Korçë.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ai denoncoi duke thënë se helmimi i kafshëve bëhet në mënyrë të organizuar dhe nga bashkitë.
Sipas tij shumë qen helmohen gjatë sezoneve turistike.
“Rastet e kafshëve të helmuara janë shumë të zakonshme, madje në mënyrë të organizuar bëhen dhe nga institucionet vendore, sidomos për periudhat e sezoneve turistike. Helmimi i kafshëve bëhet dhe jashtë Tiranës. Ofrojnë skena të tmerrshme për banorët, për turistët që gjenden në këto qytete. Helmimi i kafshëve bëhet dhe në organizimin e bashkive. Për shembull në Sarandë bëhet në mënyrë të organizuar për dy tre netë. Ka qytete tjera që edhe nëse nuk janë turistike helmojnë kafshët pasi numri i tyre mund të jetë i lartë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Biden nominon David J. Kostelancik për postin e ambasadorit të Shqipërisë
Pesionistja kujdeset për 60-70 qen rrugësh çdo ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *