Aktorët e humorit të dorëhiqen, Rama i konkuron bindshëm

Share

Nuk mund të nisë dita pa klikuar një herë në profilin e Instagramit të Edi Ramës. Siç thotë një fjalë, zhargon i thjeshtë i lagjeve të kryeqytetit: Sa për gallatë!

Baba ishte gdhirë me mide’ për humor sot dhe ishte marrë pak me atë premtimin e famshëm të Bashës si kryebashkiak: premtimin e tramvajit.

Duke qenë se gjatë fushatës që po zhvillon tani, Luli ka nisur sërish nga premtimet (si të gjithë), Baba dhe stafi po aq shakaxhi sa Baba, nisin nga xhirimet e ‘skeçit’. Një djalë që imiton krye opozitarin thotë: “Të nderuar votues të ndershëm, jemi këtu në sheshin Nënë Tereza me tramvajin që kërkuat. Ne bëmë realitet ëndrrën tonë, ëndrrën tuaj.” Ndërkohë tramvajin e improvizuar e largojnë dhe në sfond dëgjohet zëri: Tramvaji nga Nënë Tereza për në Kamëz niset në 7 pa 5.

E video përfundon me batutën e famshme të Lulit: Ej, mos na e hidh në Instagram këtë!

Më pas fjala e urtë popullore ‘Gur gur bëhet mur’, shoqërohet me shtojcën ‘Po dhe muri do ustain’, ku Baba le të nënkuptohet se Ustai është ai, dora vetë. E në fakt, më usta se është për karagjozllëqe…nuk ia gjen shokun! /Pamfleti

Screenshot 1 18 600x291 1


Share

Komente