Aktorja e famshme njofton se është transgjinore

Share

Aktorja Ellen Page, e nominuar për Oscar në vitin 2008, ka njoftuar se është transgjinore dhe ka ndryshuar emrin në Elliot. 6 vite më parë, aktorja kishte dalë hapur duke thënë se ishte lesbike.

33-vjeçarja kanadeze shkroi në Twitter: “Përshëndetje, miq! Dua t’ju them se jam transgjinore dhe quhem Elliot. Jam e lumtur që erdhi dita që ta shkruaj këtë gjë”.

Elliot, që është nominuar për Oscar për interpretimin në filmin “Juno”, ka qenë i lidhur më parë me disa partnerë, meshkuj dhe femra, ku përfshihen aktorët Alexander Skarsgård dhe Shailene Woodley.

Aktualisht, është i martuar prej dy vitesh me Emma Portner.


Share

Komente