Aktorja e njohur habit me deklaratën e saj: Koronavirusi dhe epidemitë e tjera , do të vendosin me dhimbje rekordin e duhur, Bota është e mbipopulluar

Share

Aktorja e njohur, Briggite Bardot, i ka habitur të gjithë me deklaratat që ka bërë së fundmi për Covid-19.

Ajo thotë se kjo është një sëmundje që lejon “vetërregullimin e kësaj demografie që nuk jemi në gjendje ta kontrollojmë”, raporton “Voici”.

Të gjitha të këqijat e kësaj bote, si ngrohja globale, varfëria në rritje, emigracioni i pakontrolluar, lufta për zotërimin e lëndëve të para, zjarret, shkatërrimi i pyjeve etj, po vijnë nga mbipopullimi”,- tha ajo.

Sipas aktores franceze, në Tokë jetojnë mbi 5 miliardë njerëz më shumë nga ç’duhet (nga 7.5 miliardë sa llogaritet popullsia e botës sot).

Ajo madje është e kënaqur nga pandemia globale, e cila ka marrë kaq shumë viktima në të gjithë botën.

E vetmuar në shtëpinë e saj në jug të Francës, dikush mund të mendojë se Brigitte Bardot nuk ka një vizion të drejtë për botën.

Ajo përgjigjet me zemërim kur gazetarët e “Paris Match” dalin në këtë përfundim: “Unë lexoj shumë libra, gazeta, shikoj TV, flas me miqtë e mi, qëndroj e lidhur dhe shikoj se si kjo botë bëhet një cirk”.

Aktorja 86-vjeçare shtoi: “Është e neveritshme mënyra se si e trajtojmë planetin tonë. Toka po vuan nga mënyra se si po e shfrytëzojmë pa kufi”.

Siç mund ta keni kuptuar, Brigitte Bardot është shumë pesimiste për të ardhmen:

Kam frikë se koronavirusi dhe epidemitë e tjera që janë tashmë në horizont, do të vendosin me dhimbje rekordin e duhur” .

Sepse sipas saj, njerëzit janë të shumtë.

Kur pesë miliardë qenie njerëzore shtesë në këtë tokë të jenë zhdukur, natyra do të rifillojë të ketë të drejtat e saj“,- vazhdoi aktorja për Covid-19.

Për më tepër, pavarësisht moshës së saj të madhe, Brigitte Bardot nuk ndihet vërtet e shqetësuar : “Nuk kam nevojë të jem e kujdesshme për aq kohë sa nuk mund të shoh askënd”.


Share

Komente