Aktorja, Eva Alikaj tregon për jetën mes Shqipërisë dhe Austrisë

Share

79850782 2744359388936048 6035475141704548352 o

Aktorja e madhe Eva Alikaj në një intervistë ka treguar shumëçka për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë, familjen si dhe anën profesionale dhe rikthimin në skenë, transmeton albinfo.ch.

Alikaj tha se është duke organizuar një mbrëmje poetike me aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. “Për momentin po merrem me organizimin e një mbrëmjeje poetike ku do të jenë aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. Unë nuk e kam lëvruar këtë zhanër por më ka pëlqyer shumë. Shpresojmë që së shpejti ta shfaqim. Provat bëhen në ambient të hapur, pa maskë por me distancë”, tregoi ajo.

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961, nga viti 1991 jeton në Austri.

Sa i përket jetës në Austri ku jeton me prindërit, ajo tha se e ka të dashur dhe këtë vend teksa djali Xhino jeton në Gjermani.

“Nuk bëj një jetë spektakolare, një jetë normale. Normalisht që Austria ka një standard tjetër. Këto vitet e fundit më është bërë e dashur Austria. Nuk e di se ku do doja të rrija në Shqipëri apo Austri. Është bërë dhe aty si vendi im.

 

The post Aktorja, Eva Alikaj tregon për jetën mes Shqipërisë dhe Austrisë appeared first on Albinfo.


Share

Komente