Shpërndaje lajmin

Dy shqiptarë të moshës 63 dhe 67 vjeç janë arrestuar nga autoritetet greke në Salaminë. Ata akuzohen për spiunazh.
CNN Grek raporton se dy shqiptarët e dyshuar për spiunazh u kapën në ambientet e zonës ushtarake në Bazën Detare Ushtarake në Salaminë.
Ata janë pikasur nga ushtarët e marinës ushtarake greke, të cilët i kanë dorëzuar në polici.
Sakaq dy të arrestuarit thanë para policisë greke se kanë qenë në gjendje të alkoolizuar kur kanë hyrë në Bazën Deatre Ushtarake, pretendim që rezultoi i vërtet pas kryerjes së testit të alkoolit.
Në vijim priten informacione konkrete në lidhje me rastin. Policia greke vazhdon hetimet.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *