Akuzat e Bashës për fshehje të viktimave/ Rakacolli: Ka kaluar çdo cak njerëzor

Share

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur për akuzat e kreut demokrat Lulzim Basha se po fshihen viktimat e COVID.

Ajo  tha se me këto akuza kanë kaluar çdo cak njerëzor, ndërsa ka bërë thirrje që një gjë e tillë tu lihet në dorë mjekëve të cilët po e bëjën detyrën me shumë përgjegjshmëri.

“Le t’ia lëmë profesionistëve fjaët e fundit, le të mos e përfshimë akoma më shumë politikën në punën e mrekullueshme që po bëjnë mjekët. Të bësh akuza të tilla në një kohë që mjekët po bëjnë punë për të luftuar ne COVID, është një gjë e paprecedentë e pamenduar që ka kaluar përtej çdo caku njerëzor jo politikë“, tha ajo për “Report Tv”.

 


Share

Komente