Akuzat e PD për fshehje të shifrave të CoVid-19, shefja e ISHP Tomini i përgjigjet Bashës: E pamundur të ndodhë

Share

Debate të mëdha janë lindur pas denoncimit të Kryedemokratit Lulzim Basha, në emisionin ‘Opinion’ në lidgje me shifrat e CoVid-19; më tej PD ka bërë thirrje SPAK për të hetuar institucionet shtetësrore se kanë fshehur shifrat e viktimave 

Shefja e Survejancës pranë ISHP, Eugena Tomini, ka folur lidhur me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, se spitalet po fshehin vdekjet e pacientëve të infektuar. Ajo tha se për rastet e humbjeve të jetëve zbatohet protokolli dhe se nuk ka asnjë fshehje shifrash.

Ajo shtoi se çdo rast shoqërohet me skedën e vdekjes dhe nga ana tjetër çdo familjar pyetet nëse duan autopsi në rast të dyshimeve.

“Si mjeke po ju them se nuk mundemi që të fshehim apo tjetërsojmë një vdekje për arsye se nga ana ligjore dhe asaj profesionale nuk më lejohet që në mbylljen e kartelës kundrejt morgut të bëj një veprim të tillë. As unë dhe as kolegët e mi e kemi të pamundur ta bëjmë diçka të tillë” tha Eugena Tomini për RTSH.

The post Akuzat e PD për fshehje të shifrave të CoVid-19, shefja e ISHP Tomini i përgjigjet Bashës: E pamundur të ndodhë appeared first on Media .


Share

Komente