Akuzat për Bashën/ Haradinaj “shuplakë” Ramës: Këto janë skenarë “përça e sundo”

Share

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku ka komentuar edhe deklaratat e Milaim Bellanica që filmoi masakrën e shqiptarëve në Krushë të Madhe dhe akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha për fshehjen e kasetës së filmimeve gjatë kohës që punonte në UNMIK.

Lidhur me këto akuza, kryeministri Edi Rama ka kërkuar vazhdimisht sqarim publik nga Basha, por për Haradinajn  kjo është e papranueshme që ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahen më shumë shqiptarët.

Ai thotë se këto janë skenarë të atyre përça e sundo që ndodhin në një kohë që Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për ndihmën e Shqipërisë.

“T’ju them të drejtën nuk kam dijeni për ndonjë angazhim kundër çfarëdo vlere të Kosovës të z.Basha. Ka pas një tendencë me i paragjyku njerëzit se këta po punojnë me ndërkombëtarë, mirëpo ka qenë edhe një kënaqësi realisht me pa edhe shqiptarë. Ne edhe të Kosovës psh, ja zv/kryeministri i parë i qeverisë tonë, z.Besnik Tahiri, kur e kam marrë si koleg në qeverinë e parë Haradinaj në 2005, ky ka punu për OSBE, por e kam marr për shkak të aftësive, të njohurive që ai ka, që tani jemi kolegë. Më vjen keq që po ngrihen debate të tilla, ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahemi më shumë si shqiptarë, pa nevojë realisht edhe nuk i mendoj të dinjitetshme këto.”/CNA.al

 


Share

Komente