Akuzat për fshehjen e numrit të viktimave/ Basha: Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur

Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po manipulon faktet dhe po fsheh të vërtetën e shifrave të viktimave më COVID-19.

Duke iu referuar konferencës së Ramës, Basha thotë se atij iu desh dy ditë për t’u përgjigjur ndaj këtyre denoncimeve në një kohë që sipas tij, të gjithë panë të vërtetën me fotot e publikuara nga morgu i Tiranës.

“Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë”, shkruan Basha./CNA.al


Share

Komente