Akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Share

Gjykata e Lezhës caktoi burg deri në përfundim të hetimeve për Artan Kaçorrin, Albert Mollën, Ermal Tarazhin dhe Nikë Lleshin të akuzuar për përdhunimin e një 15-vjeçareje. Për një 17-vjeçar po ashtu të akuzuar u vendos masë sigurie me 30 ditë, në pritje të provave të prokurorisë. Të akuzuarit kanë mohuar përdhunimin.

Gjykata e Lezhës. Foto:Elvis Hila.

Gjykata e Lezhës ka lënë burg 5 personat e arrestuar për abuzim seksual me dhunë me një të mitur 15-vjeçare. Gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, dhe vendosi masen e sigurisë arrest me burg pa afat për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi, ndërsa për 17-vjeçarin me iniciale A.Gj u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” me afat 30 ditë ditë, duke i dhënë kohë prokurisë që të paraqesë prova të tjera që e implikojnë atë në këtë ngjarjes. Ata akuzohen për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 5 personat e kanë mohuar akuzën e ngritur ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë abuzuar me të miturën. Ndërsa 17-vjeçari me iniciale A.GJ. ka pranuar se duke qenë nga i njëjti fshat ka patur komunikim me vajzën, por asnjë lloj lidhje me të.

Vendimi i gjykatës së Lezhës pritet të ankimohet nga avokatët e 5 të akuzuarve, të cilët në seancën gjyqësore, kërkuan një masë më të butë për klientët e tyre. Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë zgjati rreth 5 orë, pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me dosjen e prokurorisë.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan të martën nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare e cila pretendon se përmes shantazhit është përdhunuar nga 5 personat.

Deri në këtë fazë hetimesh rezulton se personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Prokuroria thotë se Kaçorri e ka mashtruar të miturën, i kishte blerë asaj një telefon dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët më pas ju ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë. Këto janë përdorur sipas akuzës për t’i bërë asaj presion dhe dhunuar në vijim.
Prindërit e vajzës kuptuan se diçka nuk shkonte, ndërsa gjetën videot dhe fotot dhe mesazhe në telefonin e saj.

Komento