Akuzohet për ngacmim seksual/ Shpallet në kërkim mjeku shqiptar

Share

Një mjek shqiptar është shpallur në kërkim për ngacmim seksual.

Bëhet fjalë për Ramadan (Feriz) Sopajn, i cili punon si mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj”, në Malishevë.

Ai është dënuar në mungesë për “keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeç dhe sulm seksual”.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e Sopajt, ndërsa Oda e Mjekëve të Kosovës është distancuar nga veprimet e tij.

Sipas raportimit të gazetës online “Insajderi”, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna e Malishevës. Ai është shpallur në kërkim për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: 1. Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe 2. Sulm seksual. Ramadan Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Oda e Mjekëve të Kosovës sqaron dhe distancohet nga veprimet e Dr. Ramadan Sopaj, pasi që ky mjek nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së. Sipas këtyre të dhënave Dr. Ramadan Sopaj ka punuar jashtëligjshëm”, thuhet në deklaratën e OMK-së./ CNA.al


Share

Komente