36-vjeçarja Elona Kalesha ka dalë sot para gjykatës në Itali pasi u vu në pranga me akuzën e vrasjes dhe copëtimit të trupave të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho nga Vlora.
Elona Kalesha qëndroi përsëri e heshtur duke mos pranuar që të japë asnjë dëshmi.
Prokurori paraqiti si prova të reja përgjimet telefonike në dhjetor, para arrestimit të shqiptares, ku rezulton se ishte e shqetësuar për gjurmët që mund të gjendeshin.
“Në telefonatat me bashkëbiseduesit e saj, ajo tregon vëmendje për çdo gjurmë, të tilla si gjurmët e gishtërinjve, të cilat mund të kenë mbetur në valixhe” shkruajnë mediat italiane.