October 16, 2021

Akuzon Laçi: Kështu do të dalë Partizani kampion?! Ne nuk sillemi si ekip piktorësh!

Shpërndaje lajmin

“Kemi fituar çdo ndeshje me meritë”, kështu u shpreh trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, pas fitores me Bylisin, duke lënë të kuptojë që ndonjë ekip tjetër ka marrë dhurata rrugës. Pas barazimit të sotshëm me Kastriotin, në klubin kurbinas nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shpërthyer.

E kanë me Partizanin rival, drejtpërdrejt, si dhe me “kode” ngacmojnë edhe Kastriotin, duke shkruar për “piktorët” që trajneri Ramazan Ndreu i përmendi pas humbjes së skuadrës së tij kundër Tiranës.

“Barazojmë 0-0 kundër Kastriotit, në transfertë, një rezultat që nuk i shkon për shtat objektivave që klubi ka. Duke parë rezultatet dhe lojërat javë pas jave në kampionat, vetvetiu lind një pyetje, deri kur disa ekipe do të fitojnë pa djersitur? Kështu do Partizani të dalë kampion?

Të mërkurën ekipin ynë do djersijë fort, për të marrë tre pikët kundër tyre. Keqardhje që luhet pa publik, për të gjithë në fushën e blertë do bëjnë maksimumin, ndryshe nga se kanë bërë disa ekipe “piktorësh” . Para Laçi!”, shkruan Laçi në rrjetet sociale.

Në të shkuarën edhe nga Vllaznia ka pasur deklarata që vinin në dyshim angazhimin e Kastriotit kundër Partizanit, teksa lojtarë të ndryshëm edhe janë prononcuar në media, mes tyre edhe kapiteni Erdenis Gurishta. /abcnews.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *