September 20, 2021

Albin Kurti: 1.2 milion vaksina do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në rrjetin social ka reaguar pasi sigurimit të 1.2 milion vaksinave, të cilat pritet të vijnë deri në fund të vitit. Kurti tha se me sigurimin e këtyre vaksinave u imunizoua viti 2021, përcjell albinfo.ch.

Sipas kalkulimeve të Kurtit, 1.2 milion vaksina do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë arriti marrëveshje për sigurimin e vaksinave me kompaninë farmaceutike Phfizer. “Në ditën e 66-të të qeverisjes, imunizohet viti 2021. Mbi 1.2 milion doza do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë. Pra, ka negociata të suksesshme tonat: urime komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë për arritjen e marrëveshjes me Pfizer!”, ka shkruar Kurti.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *