Albin Kurti dhe Besnik Bislimi nesër në konferencë për media, priten detaje për takimin e fundit në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, të hënën do të mbajnë konferencë për media, ku priten detaje për takimin e 14 shtatorit në Bruksel.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet nesër në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 10:30, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, të enjten e javës së kaluar, në Bruksel janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pa ndonjë rezultat për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.