Albin Kurti e paralajmëron Vjosa Osmanin si presidente të ardhshme

Share

albin kurti e paralajmeron vjosa osmanin si presidente te ardhshme 1

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka folur para gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me Vjosa Osmanit, raporton Gazeta Express.

Osmanit ai iu është referuar si presidente e ardhshme.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim”, tha Kurti duke thënë se të shtunën e dorëzojnë listën.

Ai tha se vendi ka nevojë për një presidente të re.

“Vendi ka nevojë për kryeministër dhe presidentë te re. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ligjetimojmë këtë. Kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madhe”, tha ai./GazetaExpress/


Share

Komente