Albin Kurti nga samiti rajonal në Shkup: Vlerat e BE duhet të bëhen reforma te ne

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit, por dhe zyrtarëve të SHBA dhe BE-së.
Gjatë fjalës së tij në Samit, Kurti është shprehur se vlerat e Bashkimit Europian duhet të kthehen në reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai tha gjithashtu se mbështetja e BE për Ballkanin Perëndimor duhet të jetë edhe financiare. Kurti shtoi se Kosova do të dorëzojë në ditët në vijim edhe listën e projekteve, me qëllim përfitimin e fondeve nga BE.
“Vlerat e BE duhet të bëhen reforma tek ne. Ndërsa mbështetja e BE duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliard euro për rajonin tonë me ç’rast sasia e mjeteve që do të merren varen nga punët e mira që bëjmë dhe performanca e sukseshme që tregojmë.
Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërsa në ditët në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative.
Sa i përket reformave, aty në qendër e kemi reformën në administratën publike dhe menaxhimit të financave publike, ndërsa sa i përket projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbërt, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *