November 29, 2021

Albin Kurti voton në Prishtinë: Po përmbyllim një vit të suksesshëm elektoral

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar në Prishtinë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave. Pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar, Kurti tha para gazetarëve se me këtë proces të radhës, Kosova është duke përmbyllur një vit të suksesshëm elektoral.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se Republika e Kosovës e ka treguar se është një shtet demokratik, në të cilin respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve.

“Unë si qytetar i republikës dhe banor i kryeqytetit porsa votova. Ushtrova të drejtën demokratike për të zgjedhur kryetarin e komunës që do të qeverisë në katër vitet në vijim. Komuna është shumë e rëndësishme…i inkurajoj qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë mundësinë, e ta përdorin këtë rast..

Moti është shumë i bukur, dhe pjesëmarrja sa më masive është e pritshme. Mekanizmat shtetërorë do të kujdesen për mbarëvajtjen e procesit. Po përmbyllim një vit të suksesshëm elektoral. Republika e Kosovës e ka dëshmuar se është një shtet demokratik në të cilin respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve, në mënyrë të lirë e të ndershme zgjedhin…” / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *