October 28, 2021

Albin Kurti voton në Shqipëri, fton shqiptarët ta respektojnë atdheun

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar mëngjesin e sotëm në zgjedhjet që po mbahen në Shqipëri.

Kjo për shkak se Kurti është i pajisur edhe me pasaportë shqiptare dhe ka ushtruar të drejtën e votës në Shqipëri.

Kryeministri Kurti ka shkuar në vendvotim me eskortën e kryeministrit, ndërsa është pritur atje edhe nga kandidati i VV-së për deputet në zgjedhjet në Shqipëri, Boiken Abazi.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun, duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili i ka. Dita është e bukur, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje, uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njëri, që ashtu sikurse unë ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri është pjesë e këtyre zgjedhjeve me tre kandidatë të pavarur që kandidojnë në qarqet Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër, shkruajnë mediat vendore, transmeton Albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *