Albulena Haxhiu: Mua dhe Albin Kurtit nuk na ndalohet kandidimi në zgjedhje

Share

Albulena Haxhiu e VV’së ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E quan absurde një pjesë të këtij vendimi.

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7 ajo ka thënë se asaj dhe Albin Kurtit nuk i ndalohet kandidimi në zgjedhje.

“Për t’i ikur ballafaqimit që në Kosovë ka ndodhur një skandal. Shtatë muaj dhe po vazhdon ende sepse absurdi i Gjykatës Kushtetuese, përveçse ne vlerësojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse u tha ajo që kemi thënë ne që nga 3 qershori, por që absurdi i Gjykatës Kushtetuese është që thekson se qeveria nuk është zgjedhur por thotë që kjo do të mbetet në detyrë deri në qeverinë e re. Si ka mundësi. Një qeveri që nuk është zgjedhur në Kuvend, si mund të mbetet në detyrë”, thotë Haxhiu.

“Ne jemi të obliguar që të respektojmë vendimin e Kushtetueses”, shton ajo.

“Në vend që të merremi me dëmet që janë shkaktuar gjatë kësaj kohe nga një qeveri, merren me çështjen e mos të drejtës ose moskandidimin të Albin Kurtit apo edhe mua për të qenë pjesë e listës së VV’së. Unë them që ka pasur shumë zëra në këtë drejtim. Shumë qytetarë janë të shqetësuar”, theksoi Haxhiu.

“Interpretimi jonë është i qartë dhe i bazuar edhe në Kodin penal të Republikës së Kosovës. Dhe në ligjin për zgjedhje të përgjithshme. As unë dhe as z.Kurti nuk kemi asnjë pengesë dhe këtë e them me bindje të plotë bazuar në analizën dhe argumentet juridike të konsultuara brenda VV’së dhe jo vetëm”, tha Haxhiu.

‘Në këtë drejtim neve nuk na ndalohet. Nuk ka asnjë pengesë ligjore ose kushtetuese për mos kandidimin tonë”, sqaroi ajo./Arbresh.info/


Share

Komente