September 24, 2021

Aleati i Bashës: Shkarkimi i Metës dhe tre arsyet pse ka rëndësi urdhri i Biden për Shqipërinë

Shpërndaje lajmin

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit, në një postim në Facebook komenton shkarkimin e Presidentit Ilir Meta sot nga Kuvendi dhe lëvizjen e SHBA-së, ku Joe Biden firmosi urdhrin ekzekutiv për bllokimin e pasurisë së zyrtarëve të korruptuar të Ballkanit Perëndimor, të korruptuar dhe që cenojnë stabilitetin e rajonit.

Te nderuar miq !

Pak fjale per dy ngjarje qe kane ndodhur 2-3 ditet e fundit.

Po e nisin nga shkarkimi i sotem i Presidentit Meta.

Per te qene i sakte, fillimisht me duhet te them se jam nder ata njerez qe thuajse asnjehere nuk e kam simpatizuar as politiken e LSI-se, as zgjedhjen e Metes si president. Nuk kam qene gjithnje i njemendjeje as me sjelljen e tij si president, sidomos ate te rreth dy vjeteve te fundit.

Megjithate, ajo cka ndodhi sot ne Kuvend ishte dicka qe mund te ishte bere vetem nga vete Presidenti nepermjet doreheqjes. Prandaj mendoj se diskutimi mbi kushtetutshmerine e veprimit te sotem te Kuvendit do te mbetet perhere i pambyllur.

Ndersa nga ana morale, “rilindasit” te cilet u pane te qeshur dhe te kenaqur sot ne Kuvend pas votimit, bashke me “kryerilindasin”, nuk i shpetojne aspak pergjegjesise se zgjedhjes se Metes si president, sepse bene pazar me gjakun e kater te vrareve ne bulevard ne 21 janar 2011 kur ata protestuan kunder “aferes 700 mije euro”.

Ndersa urdheri i fundit ekzekutiv i Presidenti Biden per mua eshte shume i rendesishem per tri aresye kryesore.

1- Tregon edhe njehere interesin e madh amerikan per Ballkanin dhe Shqiperine ne kundershti me thashethemet keqdashese te vjetra e te reja, sipas te cilave, Sh.B.A. nuk ka interes per rajonin.

2- Rrit shume shpresat e Shqiptareve per suksese te vertete ne luften kunder korrupsionit e cila duhet te synoje edhe korrupsionin e qeverisjes se sotme te “rilindjes” te pasqyruar edhe ne shume raporte nderkombetare.

3- Eshte prova-sfide per drejtesine e re e cila, nese eshte vertet e re dhe e paaneshme, duhet te veproje menjehere pa humbur me kohe duke u mbeshtetur ne fakte dhe prova.

E them kete te fundit, sepse vemendja, interesi dhe ndihma e Sh.B.A.-se mund te veprojne realisht vetem nepermjet drejtesise shqiptare” shkruan ai. d.b/Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *