Alec Baldwin do të akuzohet për vrasjen e kineastes në shesh-xhirim

Shpërndaje lajmin

Aktori Alec Baldwin do të akuzohet për vrasje të pavullnetshme të kineastes Halyna Hutchins, në shesh-xhirimin e filmit Rust, në një fermë pranë Sante Fe, New Mexico në tetor 2021.
Hannah Gutierrez Reed, përgjegjësja e armëve në film, do të akuzohet gjithashtu për vrasje të pavullnetshme, shkruan BBC.
Asnjëri nuk ka komentuar mbi akuzat.
Të enjten, prokurorja e qarkut e Santa Fe, Mary Carmack-Altwies njoftoi në një deklaratë se do të ngriheshin akuza kundër tyre deri në fund të muajit.
“Aktori dhe producenti Alec Baldwin dhe Hannah Gutierrez-Reed do të akuzohen secili për dy akuza për vrasje të pavullnetshme”, thuhet në deklaratë.
Dyshja përballet me 18 muaj burg dhe 5000 dollarë gjobë nëse shpallen fajtorë.
Regjisori i filmit Joel Souza u plagos gjithashtu nga të shtënat, por prokurorët thanë se nuk do të ngrihej asnjë akuzë në lidhje me këtë.
 
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau aksidentalisht kolegen, Alec Baldwin ngre një padi
Alec Baldwin mohon përgjegjësinë për të shtënat gjatë xhirimit të filmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *