Alimehmeti: Çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar COVID-19?

Share

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka sqaruar se çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar Covid-19.

Alimehmeti sjell disa analiza nga studiues të ndryshëm, ndërsa shpjegon se ata që e kanë kaluar koronavirusin, me një dozë të vetme të vaksinës arrijnë një nivel anti-trupash 10-fish më të lartë se personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Sipas epidemiologut marrja e dozës së dytë ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.

Postimi i plotë:

E vërteta nuk kthehet në më pak të vërtetë vetëm sepse askush nuk e ndjek atë.”
Cit.: Dr. Abhijit Naskar

Miqtë e mi, prej disa ditësh shumë prej jush më kanë pyetur çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar infeksionin natyror nga COVID-19!
Duke marrë shkas prej këtyre pyetjeve, le të shohim së bashku të vetmin studim të kryer në këtë drejtim.
Kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, Neë York (SHBA) përmes një studimi të botuar preprint më 1 Shkurt 2021, studiuan pikërisht diferencat e përgjigjes së vaksinës ndërmjet atyre që e kanë kaluar dhe atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

• Në detaj ata vaksinuan me vaksinën e Pfizer-BionTech ose të Modernës:
68 persona seronegativë (nuk e kanë kaluar sëmundjen), dhe
41 persona seropozitivë (e kanë kaluar sëmundjen.
Siç e dimë, kjo vaksinë kërkon të përdoret një skemë me dy injeksione me distancë 3-javore dhe pritet që maksimumi i përgjigjes të ndodhë rreth 1 javë pas marrjes së dozës së dytë.

Autorët matën përgjigjen e antitrupave te këta individë, si edhe studiuan efektet anësore ndër ta.

Figura A: Rezultatet e përgjigjes së titrit të antitrupave (shprehur në AUC “area under the curve”):
Te personat që nuk e kishin kaluar sëmundjen:
përpara vaksinimit: AUC = 1
9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 439
13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037
17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037
21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.075
Pas dozës së dytë: AUC = 1.399
Te personat që e kishin kaluar sëmundjen: përpara vaksinimit: AUC = 91
5-8 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 14.208
9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 20.783
13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 25.927
17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 12.661
21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 16.263
Pas dozës së dytë: AUC = 22.509

Pra e thënë shkurt:

Ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.

Figura B: Efektet anësore të vaksinave:

Të gjitha efektet anësore ishin të lehta. Efektet anësore ishin më të shumta dhe më të forta te personat që e kishin kaluar sëmundjen.
Efektet anësore përfshinin: dhembje, enjtje dhe skuqje në vendin e injeksionit, lodhje dhembje koke, ndjenjë ethesh, dhembje muskujsh,temperaturë, dhe
dhembje të artikulacioneve. Autorët dalin në përfundimin se: Ndryshimi i politikës së vaksinës që t’u jepet vetëm një dozë vaksine personave që e kanë kaluar sëmundjen: nuk do të ndikonte negativisht në titrat e antitrupave, do t’u kursente atyre vuajtje të panevojshme, dhe do të vinte në dispozicion shumë doza vaksinash që nevojiten me urgjencë për të tjerë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

1 121 640x386 12 122 640x412 1

3 106 640x298 14 99


Share

Komente