October 16, 2021

Alkool, drogë e ilaçe: Princ Harry rrëfen jetën e vështirë pa Princeshë Dianën

Shpërndaje lajmin

Princ Harry ka ardhur në një rrëfim ndryshe, ku ka treguar se si ka qenë jetesa e tij me mungesën e së ëmës, princeshës Diana.

Harry tregon se mosha 28 deri në 32-vjeç ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, ku alkooli, ilaçet dhe sulmet e panikut ishin shumë të pranishme.

Sipas tij, i gjithë ky shqetësim është krijuar si pasojë e vdekjes së nënës së tij, Lady Diana.

Një “makth” ky i treguar me hollësi në dokumentarin e ri “The Me You Can Not See” që transmetohet nga sot në Apple Tv.

Harry tregoi se ka pirë shumë alkool dhe kjo jo se donte të argëtohej, por se po përpiqej të fshihte dhimbjen.

“Konsumoja drogë për t’u ndjerë më pak i stresuar”, shtoi Harry, duke u rrëfyer për Oprah Ëinfrey.

“Nga mosha 28 deri në 32-vjeç mund të them se ishte një nga periudhat më të errëta të jetës time. Doja të bëja gjëra që më bënin të ndihesha më mirë se ç’isha, por me kalimin e kohës e kuptova… Unë po pija jo se më pëlqente, por se kisha nevojë të harroja, të fshihja diçka”, tha Harry, i cili u martua me Meghan Markle në 2018. Ishte ajo që e bindi për të ndjekur programe rehabilitimi.

“E dija, nëse nuk do të shkoja në terapi, do ta humbisja këtë grua me të cilën doja të kaloja pjesën tjetër të jetës time”, tregoi princi.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *