Altin Lala zbulon të ardhmen e Milot Rashicës

Share

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, ka thënë se ylli i Kosovës pritet të largohet nga Werder Bremeni në fund të sezonit

“Për fat të keq ka pasur dy lëndime, një në fillim të stinorit dhe një para se të përfundonte faza e parë dhe ai tashmë është rikthyer në formën e tij më të mirë. Në lojën e fundit ishte lojtari më i mirë. Shpresoj që të vazhdojë me këto hapa. Unë mendoj se në fund të këtij sezoni me shumë gjasa do të ndryshojë skuadër”, ka thënë Lala për “KosovaPress”.

Lala nuk ka dashur të përmend emrat e skuadrave të interesuara për yllin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.


Share

Komente