Ambasada e Kosovës në Bernë këshillon mërgimtarët nese dëshirojnë të udhëtojnë në Kosovë

Share

largea ambasada e kosoves ne bern1356385110

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar qytetarët të cilët të dëshirojnë të marrin rrugën për në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Ju njoftojmë se për shkak të rrethanave të krijuara si rezultat i pandemisë COVID-19, të gjitha qytetaret e huaj që udhëtojnë për në Kosovë, nese deshirojnë informacione më të plota,

Informata për qytetarët e huaj për hyrje në Republikën e Kosovës

Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me rrisk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC (e cila përditësohet çdo dy javë), duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT- PCR në Sars COV-2, se janë të shëndoshë nga COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtim të rasteve:

Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetimin për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore nuk ka nevojë për vërtetim për test RT-PCR negativ, porse, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratë se brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

Transportuesit profesional (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetimin për testin PCR negativ, me kusht që të rrespektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare transit, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose përhershme në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS;

Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë;

Diplomatet e huaj që janë akredituar në RKS si dhe familjaret e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ;

Shtetasit e huaj të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucione shëndetësore në RKS, mund të hyjnë nëse paraqesin vërtetim për një test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS si dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;

Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS.

VËMENDJE: Vendimtare nëse një vend është në listen me rrisk të lartë sipas listes së ECDC është numri i infeksioneve për 100 000 banorë (me më shumë se 120 për 100,000 një vend renditet si vend “me rrisk të lartë”).

 

The post Ambasada e Kosovës në Bernë këshillon mërgimtarët nese dëshirojnë të udhëtojnë në Kosovë appeared first on Albinfo.


Share

Komente