Ambasada e SHBA në Tiranë takim me gjyqtarët e GJKKO dhe Apelit

0
Shpërndaje lajmin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranës ka shprehur mbështetjen për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit në GJKKO.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës thuhet se gjyqtarët e pavarur kanë rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
“Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent”, thuhet në postimin  e shpërndarë nga ambasada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *