Ambasadorët e SHBA, gazetari: Koha kur u dogj flamuri amerikan në Tiranë

Shpërndaje lajmin

Gazetari Roland Qafoku tha në emisionin Now në Euronews Albania se asnjë ambasador amerikan nuk bën politikë personale në vendin tonë, por flet në emër të Departamentit të Shtetit.
Teksa iu referua akuzave të PD për ambasadoren Yuri Kim, Qafoku solli në vëmendjen një ngjarje të ndodhur në vitin ’97, kur ambasadorja e atëhershme, Mariza Lino ka shkuar në selinë e PD ku është pritur me ofendime dhe ku  është djegur flamuri amerikan.
“Ambasadorja Lino kur ka shkuar për herë të parë në PD jo vetëm e ka sharë turma, por është djegur flamuri amerikan atje në PD. Dhe të themi që ambasadorët amerikanë bëjnë politikë personale? Jo! Kjo është ajo që bëjnë politikanët shqiptarë mes tyre. Çdo gjë raportohet në DASH, edhe atë të Dumanit e raporton atje, kështu funksionon”, tha Qafoku.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Berisha non grata, Xhafo: Çfarë do bëjë ambasadori i ri amerikan në Shqipëri
Basha apo PD? Kush u financua nga paratë ruse? Berisha pyetësor për deputetët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *